LajmeMaqedoniTopLajm

Çmime të reja të derivateve të naftës, ja sa do të shtrenjtohen!

Çmimi i karburantit prej sonte në mesnatë do të shtrenjtohen për gjysmë denari për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin rriten çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.42 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 59,5 denarë i EUROSUPER BS-98-61,5 denarë, i EURODIZEL (D-E V) – 50,5 denarë dhe i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) 50,5 denarë për litër.

Me vendimi e KRRE-së për 0,895 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të jetë 26,863 denarë.

Si arsye e rritjes së çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i theksojnë çmimet e rritura të referencave të derivateve të naftës në tregun botëror në shtatë ditët e fundit edhe atë te benzina mesatarisht për rreth 2,145 për qind dhe te dizeli për rreth 5,395 për qind, si dhe për 0,616 për qind kurs më të lartë të këmbimit të denarit ndaj dollarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close