LajmeRajon

Djuric: Prishtina është duke bërë përpjekje të mëdha për ta ndërprerë dialogun

Ambasadori i ri serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Marko Djuric thotë se Kosova është duke bërë përpjekje për të pezulluar dialogun dhe që nuk dëshiron ndonjë rezultat.

Ai ka njoftuar se sot në Beograd do të ketë një takim me përfaqësuesit politikë serbë nga Kosova, në të cilin do të diskutohet për përgjigjen që do të japë pala serbe.

I pyetur lidhur me deklarata e fundit të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti se nuk do të pranoj të bëhen negociata shtesë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai thotë se kjo përçon një mesazh të papërgjegjësisë, shkruan Tanjug.

Kujtojmë që ditë më parë i ashtuquajtur drejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Djuric është emëruar ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close