LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe nga Gostivari: Ajo që po ndodh sot këtu është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm të pushtetit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, sot qëndroi për vizitë në Gostivar, prej nga theksoi se në kohë kur institucionet po dështojnë, LSDM është pranë qytetarëve për t’i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë.

Në deklaratën për media, Filipçe theksoi se ajo që po ndodh sot në Gostivar është pasojë e menaxhimit të papërgjegjshëm të pushtetit dhe e kaosit të plotë institucional.

“Është e qartë se me këtë pushtet të Hristijan Mickoskit dhe grupit të tij të organizuar kriminal, nuk ka më çështje të përgjegjësisë politike apo morale. Tani në pikëpyetje janë të drejtat elementare të njeriut, të drejtat qytetare — e drejta për ujë të pastër, për tokë të pastër”, deklaroi Filipçe .

Related Articles

Back to top button
Close
Close