
Reshjet e mëdha të shiut dhe breshëri shkaktuan dëme në tokat bujqësore gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Të paprekur nuk mbetën as bujqit e Lipjanit. Por, ata nuk janë dëmshpërblyer as për vërshimet e vitit 2023.
Lidhur me këto u diskutua në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM me asamblistin e LDK-së në Lipjan, Rinor Murati.
Murati tha se pas konstatimit të gjendjes dhe vlerës së dëmit, kërkesat për kompensim i adresohen Qeverisë gjegjësisht Agjencisë përkatëse, siç tha ai, në mungesë të buxhetit nga Komunat.
“Neve si asamblistë na takon që ta shtojmë presionin sa i përket kësaj çështje. Edhe unë vet do t’i drejtohem personalisht kësaj Agjencia për të kërkuar më shumë sqarime se pse nuk po ndodh ekzekutimi i atyre mjeteve”, deklaroi Murati në Klan Kosova.



