MaqedoniTopLajm

Filipçe: Maskat mbrojtëse nuk janë të rrezikshme për fëmijët

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se mbajtja e maskave nga tetë orë në shkollë nuk paraqet kurrfarë rreziku për fëmijët, dhe se kjo është mënyra e vetme të parandalohet transmisioni i virusit.

“Nuk ka kontraindikacion për mbajtje të maskave te ajo kategori e fëmijëve të asaj moshe. Nuk mund të presim kurrfarë komplikime, kurrfarë çrregullime në zhvillimin e tyre, bëhet fjalë për rekomandim tërësisht të sigurt, prindërit absolutisht nuk duhet të frikohen”, theksoi Filipçe në ditarin e televizionit Sitel.

Sipas Filipçes masat parandaluese janë dimensionuar ta mbrojnë shëndetin maksimal të fëmijëve.

“Tani shkollat janë fizikisht të zbrazëta, por kjo ishte qëllimi, të ketë sa më pak fëmijë në shkolla në hapësira të mbyllura sepse ky është rrezik serioz”, tha Filipçe.

Ai potencoi se nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile, në nëntor do të lejojnë edhe disa klasa të shkojnë me prani fizike në shkolla.

“Tani në fillim të tetorit e rëndësishme është të ketë numër sa më të vogël të fëmijëve në hapësirë të mbyllur, ndërsa nëse gjendja epidemiologjike mbetet stabile, atëherë në muajin nëntor do të lejojmë edhe disa klasa të hapen me prani fizike. Tendenca jonë është të lejojmë të gjithë të jenë në shkolla, por pamë se çka ndodhi në vendet të cilat i hapën shkollat dhe të gjitha klasat ishin me prani fizike në shkolla. Gjermania pjesërisht ose tërësisht i mbylli shkollat. Izraeli arriti deri atje të vendosë karantinë të tërësishme në lëvizje”, tha Filipçe.

Related Articles

Back to top button
Close
Close