LajmeMaqedoniTopLajm

Filipçe: Çdo vendim të cilin e kemi marrë është me qëllim që të sigurohet proces arsimor të mirë, por edhe të sigurt

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot përmes videos iu drejtua prindërve, nxënësve dhe punonjësve arsimorë me rastin e fillimit të viti shkollor.

“Pandemia e shkaktuar nga Kovid-19 solli një ndryshim të shpejtë  dhe tektonik në arsim që nuk mbahet mend në histori. Besoj se shumë pre jush, mënyra e re në të cilën fillohet ky vit shkollor shkakton ndjenjë dhe pasigurisë. E di se shumica dëshirojnë dhe kërkojnë që mësimi të zhvillohet më ndryshe dhe sinqerisht të gjithë i kuptoj. Por, si punonjës shëndetësor dhe i pari përgjegjës në betejën me pandeminë, kërkoj mirëkuptim dhe mbështetje për të gjitha vendimet shëndetësore të cilat i morëm lidhur me procesin arsimor.  Çdo vendim është i bazuar në qëllimin primar dhe më të rëndësishëm, mbrojtja e shëndetit publik dhe  tejkalimin e krizës. Çdo vendim të cilin e kemi marrë është marrë me qëllim që të sigurohet proces arsimor i mirë, por edhe i sigurt.  Dhe kjo është qasje e vetme e duhur në kushte kur nuk ka zgjidhje ideale”, theksoi ministri Filipçe.

Në fjalimin e tij, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, ai potencoi se hapja e plotë e shkollave të cilën e zbatuan shumë vende u tregua si jashtëzakonisht rrezik i madh, ndërsa në disa vende kjo nënkuptonte një dështim të plotë të sistemit dhe kthim ndaj kufizimeve të fuqishme.

“Besoj se askush nuk e dëshiron këtë. Të gjithë e mbajmë mend mirë se çfarë dëmtimesh i kanë sjellë kufizimet shëndetit mendor, ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Ato janë gjëja e fundit që duam t’i përdorim dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Të gjithë nxënësit që kthehen në bankat shkollore, prindërit e tyre dhe kuadri arsimor duhet të jenë shumë të përgjegjshëm. Madje 600 shkolla kanë filluar mësimin me prani fizike. Nga nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit pres respektim maksimal dhe të qëndrueshëm të masave të përcaktuara. Nga të  gjithë së bashku  varet nëse do ta mbajmë situatën të qëndrueshme dhe kështu do ta kalojmë vitin shkollor në mënyrë të sigurt dhe me cilësi. Të dashur fëmijë, virusi nuk është shaka. Ndoshta për ju është më pak i rrezikshëm,  por është shumë më i rrezikshëm për prindërit, gjyshërit tuaj. Respektoni  rekomandimet, dëgjoni mësuesit dhe mbroni shëndetin e të gjithëve. Unë besoj në pjekurinë dhe përgjegjësinë tuaj. Ju mund të jeni një shembull për të rriturit dhe për të gjithë shoqërinë. Kriza është një kohë në të cilën ne piqemi, në të cilën rritemi si persona përgjegjës. Ju uroj një vit të suksesshëm shkollor”, tha ministri Filipce.

Related Articles

Back to top button
Close
Close