RajonShowbiz

Festivali Sunny Hill, nga nesër mbyllet për qarkullim rruga që çon në Gërmi

Rruga drejt Parkut të Gërmisë do të jetë e mbyllur për automjete nga mesnata e 4 gushtit deri mëngjesin e 8 gushtit për shkak të festivalit “Sunny Hill”, njofton Komuna e Prishtinës.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën “Dr. Shpëtim Robaj” në Parkun Gërmia nga hyrja te laura deri te rruga për Butovc, me rastin e mbajtjes së “Sunny Hill” nga data 4.08.2022 ora 00:00 deri më 8.08.2022, ora 07:00.

Qarkullimi lejohet vetëm për automjetet të cilat janë në shërbim dhe të akredituara nga festivali, mjetet emergjentë, thuhet në njoftim.

Organizatorët në koordinim me Policinë e Kosovës do të kujdesen për lëvizjen e qytetarëve dhe mjeteve në pjesën ku është e ndaluar qarkullimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close