BotaLajme

Festivali kthehet në tragjedi, stuhia e papritur i merr jetën 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar vdiq dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën si pasojë e erërave të forta që shkaktuan shembjen e pjesëve të një skene në një festival në Spanjë.

Pamjet e bëra publike pas ngjarjes treguan disa pjesëmarrës në festival duke vrapuar në panik, ndërsa të tjerë shihen duke vazhduar të festojnë në ngjarjen në Cullera, në jug të Valencias. Disa momente më pas, festivali Medusa i muzikës elektronike u pezullua.

Tre nga të plagosurit pësuan trauma të rënda. Dëshmitarët okularë thanë se një stuhi e papritur “pushtoi” festivalin.

 “Jemi në gjendje shoku”, tha një nga të pranishmit për mediat spanjolle. “Mund të isha unë, mund të ishte kushdo.”

Në një deklaratë në Facebook, organizatorët thanë se ishin “të shkatërruar dhe të pikëlluar për atë që ndodhi këtë mëngjes”. Ata thanë se erërat e forta kishin shkaktuar dëme në infrastrukturën në vendin e ngjarjes dhe u mor menjëherë një vendim për të liruar zonën.

Agjencia meteorologjike e Spanjës raportoi në atë kohë në rajonin bregdetar lindor të vendit, erëra që kalonin 80 km/h (50 mph)./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close