BotaLajmeMaqedoni

Festa e Pashkës drejt unifikimit, Kisha Katolike dhe ajo Ortodokse po punojnë për vendimin historik

Pashkët ortodokse dhe ato katolike mund të festohen nga besimtaret e krishterë ne të njëjtën datë.

Ky propozim për unifikimin e tyre është ende në fazë diskutimesh, por duket se shumë shpejt do të ‘miratohet’.

Sipas mediave të huaja, propozimi ka marrë edhe “dritën jeshile” nga Papa Françesku.

“Pashka i përket Krishtit, jo neve që jemi të vdekshëm”, tha Papa.

Dy krerët e Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike Romake kanë ndarë perspektivën e tyre të përbashkët, duke theksuar se “rregulli” i festimit të Pashkëve do të jetë i përhershëm.

Duket se shtysë e këtij konsensusi është bërë edhe viti 2025, kur do të ketë një koincidencë kalendarike të Pashkëve Ortodokse me Pashkët Katolike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close