
Ylli i Mançester Junajtedit, Bruno Fernandez, ka shmangur një dëmtim të rëndë, pasi mori pjesë në një aksident trafikua me Porsche-n e tij.
Sipas mediave britanike, portugezi ka pasur shumë fat dhe ka dalë i pa dëmtuar në këtë incident trafiku, andaj pritet që ai të vazhdojë të stërvitet me skuadrën. Aksidenti i yllit portugez vjen një ditë para derbit të madh të futbollit anglez, kur takohen Liverpulli dhe Mançester Junajtedi.
Nisur nga forma, Liverpulli është favorit i madh në derbin e së martës, por pikët i duhen edhe Man. Junajtedit, ndaj në “Anfield” pritet një betejë e madhe.




