LajmeTeknologji

FBI zbulon misterin e “UFO”-ve mbi Los Anxhelos

Krijesat e mistershme të cilat ngjasonin me UFO dhe fluturuan mbi aeroportin e Los Anxhelos vitin e kaluar mund të mos jenë asgjë tjetër veçse balona.

FBI ndërmori një hetim pasi shumë persona raportuan se kishin parë krijesat e mistershme mbi aeroportin e Los Anxhelos, në lartësi 930 metra nga toka.

Helikopterët e policisë identifikuan se balonat, ishin dekorime për Halloween të cilat më vonë ishin zhdukur në qiell.

Tre pilotë të kompanive ajrore identifikuan objektet fluturuese afër aeroportit dhe i raportuan tek kontrollorët e trafikut.

Sapo kaluam një person të veshur me një kostum fluturues” raportoi piloti kontrollorëve të trafikut ajror në gusht të 2020.

“Nuk e dëgjon çdo ditë një gjë të tillë”, ishte përgjigjja e kontrollorit ndërsa I kërkoi pilotit të bënte kujdes pasi këto gjëra ndodhin vetëm në Los Anxhelos.

Në tetor 2020 u raportua për një rast të dytë dhe më pas në korrik të këtij viti piloti i avionit Boeing 747 raportoi se kishte parë edhe ai një njeri fluturues.

Related Articles

Back to top button
Close
Close