BotaShendetiTopLajm

Fauci: Qëllimi i Biden në lidhje me vaksinat është absolutisht i realizueshëm

Qëllimi i presidentit të ri të SHBA-së Joe Biden për të shpërndarë 100 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19 në 100 ditët e para të mandatit të tij presidencial është absolutisht i mundshëm, deklaroi Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar Amerikan të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

Duke folur për NBC, Fauci tha se dy vaksina të reja, AstraZeneca dhe Johnson and Johnson, mund të dërgohen në agjencitë amerikane për miratim shumë shpejt, gjë që do të rrisë ritmin e vaksinimit, raporton Reuters.

“Ne jemi të ndarë me javë, jo me muaj, me siguri,” vuri në dukje Fauci.

Sipas tij, më shumë vaksinime, së bashku me mbajtjen e maskave dhe shmangien e turmave, do të ishte mënyra më e mirë për Shtetet e Bashkuara për t’u marrë me një farë të re, më ngjitëse të koronavirusit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close