Bota

Fauci kundër Trumpit rreth pandemisë: Nuk jemi mirë me coronavirusin

Krye eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci tha sot se nuk ishte dakord me vlerësimin e presidentit, Donald Trump se Shtetet e Bashkuara i kanë kaluar momentet e këqija të pandemisë.

Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se sezoni i gripit fillon në Shtetet e Bashkuara me rreth 40 mijë raste ditore dhe numri i vdekjeve mesatarisht rreth njëmijë në ditë, raporton CNBC.

Trump, i cili pranoi se është ulur ashpërsia e virusit që kur u shfaq në fillim të këtij viti, tha që beson se kriza në Shtetet e Bashkuara po kalon, transmeton Telegrafi.

“Nuk jam dakord me këtë, sepse nëse shikoni në gjërat që sapo përmendët, statistikat…janë shqetësuese”, tha Fauci.

Ai tha se ishte e rëndësishme të zvogëlohej shkalla e infeksionit para sezoneve të vjeshtës dhe dimrit kur njerëzit do të kalonin më shumë kohë brenda.

I pyetur në lidhje me tubimet në hapësira të hapura, Fauci tha se ato ishin “absolutisht” të rrezikshme.

“Vetëm se jeni jashtë nuk do të thotë të jeni të mbrojtur, veçanërisht nëse jeni në një turmë dhe nuk vendosni maska”, tha Fauci.

Related Articles

Back to top button
Close
Close