LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti : Tetova gjithmonë e ka mirëpritur dhe përkrahur Ali Ahmetin

Fronti Europian kanë pasur takim në degën e Tetovës  bashkë me shtabet zgjedhore dhe këshillat vendorë, ku mes tyre ka qenë prezentë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, shkruan Top24.
Kishim kënaqësinë dhe nderin që sot gjatë takimit të aktivit politik të degës së Tetovës, bashkë me shtabet zgjedhore dhe këshillat vendorë, të kemi në mesin tonë Misionarin e shqiptarëve të Maqedonisë, z. Ali Ahmetin.
Tetova gjithmonë e ka mirëpritur dhe përkrahur kryetarin tonë, z. Ahmetin. Ashtu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke përkrahur opsionin më të mirë që sjell progres dhe të ardhme të sigurtë.
Lista e “Frontit Europian” në këto zgjedhje ka ofertën më konkrete që në vete përmban rrugën që na shpien drejt Europës.
Edhe njëherë falënderojmë të gjithë qytetarët për përkrahjen masovike, dhe bashkërisht edhe më 8 maj të festojmë së bashku fitoren e madhe të zgjedhjeve parlamentare, ka shkruajtur Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close