LajmeRajon

Hakohen faqet e institucioneve të Kosovës, Gërvalla: Rusia po na sulmon në mënyrë hibride

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, ka njoftuar sot se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus.

Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar Gërvalla

Hakerët rusë kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion.

Sipas njoftimit nga qeveria, shënjestër e sulmeve kanë qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close