LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti prezanton koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë

Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim Faton Ahmeti, ka prezentuar koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, shkruan Top24.
Ahmeti ka njoftuar se koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë Ardit Zendeli, përveç se është jë model suksesi në biznes, ai është edhe Kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme, veç kësaj  Arditi tashmë është shumë i suksesshëm në politikë në Austri.Top24
Të dashur miq,
Dëshiroj të prezantoj koordinatorin e Frontit Europian për Diasporë, z. Ardit Zendeli.
Me Arditin kemi disa kohë që bashkëpunojmë. Një bashkatdhetarë nga fshati Hotël (Komuna e Likovës) që jeton në Austri, në moshë shumë të re u bë një model suksesi, si në biznes ashtu edhe në jetën politike. Ardit Zendeli është edhe Kryetar i Rrjetit të Biznesit në Austrinë e Epërme. Veç kësaj, Arditi tashmë është shumë i suksesshëm në politikë në Austri, por dashuria për atdheun e sjell tek ne.
Dyertë e Bashkimit Demokratik për Integrim janë të hapura për të gjithë ata që kontribuojnë për atdheun tonë të përbashkët.
Te urojmë mirëseardhje Ardit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close