LajmeMaqedoniTopLajm

BDI: Mbylljen e lojërave të fatit Taravari t’ia nisë nga Çairi, ku partneri i tij Mexhiti kundërshtoi Ligjin

Kandidati për president i opozitës, Arben Taravari, si duket ka nisë të tallet me qytetarët, gjersa po premton diçka kundër të cilës janë shprehur partnerët e tij të koalicionit!

Ditë më parë, Taravari tha se “koalicioni opozitar menjëherë do të ndalojë plotësisht bixhozin në Maqedoni”.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Fronti Evropian e përkujton Taravarin se ata që bllokuan Ligjin për lojërat e fatit në komisionet parlamentare dhe pastaj nuk votuan në Parlament, janë pikërisht deputetët e opozitës, të cilët bashkë me padronët e tyre, VMRO-në dhe Levicën, e bojkotuan seancën parlamentare.

Njëkohësisht, i kërkojmë Taravarit që, nëse e ka përnjëmend mbylljen e bixhozit, t’ia nisë me kazinotë dhe bastoret në Komunën e Çairit, konkretisht te stadiumi i Çairit, nga ku partneri i tij i koalicionit merr qira të majme.

BDI dhe Fronti Evropian siguron qytetarët se që në fillim të mandatit të ardhshëm, do të miratohet Ligji dhe objektet e lojërave të fatit do të dislokohen nga objektet publike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close