LajmeMaqedoni

Davkova: Humbësit s’mund të kushtëzojnë – Pendarovski: Pse atëherë Mickoski kërkon votat për të hyrë në qeveri

Në TV21 u zhvillua debati i parë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mes dy kandidatëve, Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së, koalicioni Maqedonia jote, Siljanovska-Davkova e sheh të pakuptimtë kushtëzimin e koalicioneve shqiptare me ndryshimet kushtetuese për formimin e qeverisë. Ajo thotë se nuk mund të nxjerr kushte dikush që, sipas saj, dihet që nuk do të jetë fitues.

“E para, është tepër e jashtëzakonshme është që të kushtëzoni edhe pse e dini se nuk do të jeni fitues, as në zgjedhjet presidenciale as në zgjedhjet parlamentare. Zakonisht kushtet i vendosin ata që kanë kapacitet për ta formuar qeverinë, përkatësisht mandatarët.  Por, te ne gjithçka është e çuditshme dhe problematike, kështu edhe kjo çështje. A e dini se pse është problematike? Ne jemi mësuar në frymën e asaj demokracie konsociative që liderët të merren vesh për gjithçka ndërsa deputetët vetëm të votojnë. Në atë mënyrë, partitë e zëvendësojnë Kuvendin, deputetët sipas Kushtetutës i përfaqësojnë qytetarët, dhe votojnë sipas bindjes së tyre”, tha Gordana Siljanovska Davkova

Me këtë rast replikoi kandidati i LSDM-së nga koalicioni “Për ardhmëri europiane” Pendarovski, duke i thënë kundërkandidates se të njëjtën gjë po bën edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili po kushtëzon partitë shqiptare që ta përkrahin Siljanovskën për të formuar bashkërisht qeveri.

“Pra, thotë, kushtet i vendos ai që fiton në fund, dhe kjo është logjika, e jo paraprakisht. Atëherë nuk e di se pse zonja së pari thotë se janë sigurisht fitues, me rezultat 3 me 1, që do të thotë se ajo e di rezultatin para se të mbarojnë zgjedhjet, thotë se do të fitojnë edhe në zgjedhjet presidenciale edhe në ato parlamentaret, pra i di të dy rezultatet, ndërsa kushtet para zgjedhjeve i vendos lideri i saj, Mickoski  i cili thotë, jepni votat për kandidatin tonë, nëse doni të hyni në qeveri. Pse nuk e vendos këtë si kusht pas rezultateve zgjedhore, mbrëmjen e 8 majit, rezultatet janë të këtilla, tani ju thërrasim ju. Pse para kohe vendos kushte se kush të mund të hyjë në qeveri para 8 majit. Këtë nuk mund ta kuptoj”, tha Stevo Pendarovski.

Më 8 maj do të mbahet edhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidencial dhe zgjedhjet parlamentare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close