
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari Bakram Rexhepi dhe ish komandanti i brigadës 112 Mujdin Aliu sot bënë homazhe në varezat e dëshmorëve, shkruan Top24
“Homazhe dhe përulje për veprën sublime të të gjithë të rënëve, në këtë ditë përkujtimore të 5 majit, Dita e dëshmorëve. Jeta dhe gjaku i tyre u bë fanar ndriçues për të gjithë kombin tonë, duke qenë përjetësisht falënderues për veprën dhe sakrificën e tyre. Gjaku i tyre u bëftë dritë” shkruan Ahemeti







