LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti: Kandidatura e Enver Pajazit është mbështetur nga AKI dhe do të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar së bashku me kandidaturat tjera

Sekretati i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti njëherit shef i shtabit të përgjithshëm përmes një postimi në profilin e tij ka qartësuar dilemat rreth kandidaturës së Enver Pajazitit për komunën e Bervenicës duke shënuar se AKI e ka mbështetur kandidaturën e pavarur të tij dhe njejta do të dorëzohet brenda afatit të përcaktuar së bashku me të gjitha kandidaturat tjera duke konsideruat z.Pajazi si kandidaturën më të përshtatshme për të udhëhequr këtë komunë, shkruan Top24

Të dashur miq,
Kandidatura e z. Enver Pajazitit për Kryetar të Komunës së Bërvenicës është e përkrahur nga Besëlidhja AKI dhe do të dorëzohet, brenda afatit të përcaktuar, deri tek Komisioni Zgjedhor, në të njejtën kohë së bashku me të gjitha kandidaturat e tjera.
Ky vendim reflekton besimin dhe mbështetjen e plotë që Besëlidhja AKI i jep z. Pajaziti, duke e konsideruar atë si kandidatin më të përshtatshëm për të udhëhequr me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë për zhvillimin e Komunës së Bërvenicës.
🤝 Bashkë do të fitojmë!
🚫 Bashkë do t’i themi stop të keqes!
🇦🇱 Bashkë për dinjitetin shqiptar!

Related Articles

Back to top button
Close
Close