Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetarë i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se sot si kryetar dege dhe si sekretar i përgjithshëm i BDI-së ndjehet i lumtur që për filloristët e shkollës “RILINDJA” në Sellcë po vijnë ditë të mirra meqë po realizojmë një prmetim shumë të rëndësishëm, shkruan Top24
Sot, bashkë me Kryeministrin e parë shqiptar, z. Talat Xhaferi, zv. Kryeministrin z. Artan Grubi, Ministrin z. Jeton Shaqiri, Nënkryetarin z. Bajram Rexhepi dhe shumë deputetë dhe bashkëpartiakë tjerë kishim nderin të përurojmë vendosjen e gurthemelit të Shkollës Fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë.
Jam i lumtur që kemi realizuar këtë premtim shumë të rëndësishëm ndaj banorëve të këtij fshati.
Që nga viti i ardhshëm, fëmijët e fshatit Sellcë do të kenë mundësi të vijojnë mësimin në kushte moderne dhe bashkëkohore.
Falënderoj nga zemra banorët e fshatit Sellcë për mikëpritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që na kanë dhënë për politikat tona.