
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti përmes një postimi ka uruar pavarsinë e Kosovës duke shënuar se 17 Shkurti nuk është thjesht një datë në kalendar – është kurorëzimi i një sakrifice të gjatë- është kurorëzimi i një sakrifice të gjatë, një betim i mbajtur me gjak e qëndresë, një ëndërr shekullore e bërë realite, shkruan Top24
17 Shkurti nuk është thjesht një datë në kalendar – është kurorëzimi i një sakrifice të gjatë, një betim i mbajtur me gjak e qëndresë, një ëndërr shekullore e bërë realitet.
Ky rrugëtim nuk ishte i lehtë. Ai u ndërtua mbi heroizmin e atyre që guxuan të ëndërrojnë për lirinë, mbi gjakun e dëshmorëve që ranë për këtë dhe mbi sakrificën e mijëra familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me armë në dorë dhe besim në zemër, treguan se liria nuk dhurohet, por fitohet me vendosmëri dhe përkushtim.
Kujtojmë me përulësi të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka, nga Adem Jashari dhe familja e tij legjendare, te të gjithë ata që dhanë jetën për një Kosovë të lirë. Kujtojmë ata që qëndruan fort edhe në vitet e errëta të represionit, mësuesit që vazhduan të edukojnë në bodrume, prindërit që u flijuan për të ardhmen e fëmijëve, e të gjithë ata që nuk u dorëzuan kurrë.
Sot, Kosova është e lirë dhe e pavarur falë atyre që guxuan të sakrifikojnë.
Gëzuar Pavarësinë, Kosovë! Përjetësisht lavdi atyre që e bënë të mundur!



