LajmeRajon

FATON ABDULLAHU KALON NË PDK: ENVER HOXHAJ, KRYEMINISTRI I ARDHSHËM, ËSHTË NË TOP FORMË

Faton Abdullahu, ish-anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-zëdhënës i Qeverisë së Isa Mustafës, dhe kohëve të fundit analist në televizionet kosovare, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, njofton InsajdeAbdullahu u prezantua përmes një konference për shtyp ku tregoi arsyet e kalimit të tij në PDK.

“Unë jam i lumtur që po ma jepni mundësinë që t’iu ndihmoj. Kosovës i duhet një kryeministër që e kupton drejt dhe mirë gjuhën politike – dhe jo vetëm politike – të interesave euro-atlantike”, ka thënë Abdullahu, duke shtuar se ky njeri është kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

“Enver Hoxhaj, kryeministër i ardhshëm i Kosovës, është në top formë, prandaj do t’i japë formë historisë së Kosovës”, pohoi Abdullahu.

Ai ka lavdëruar edhe vetë PDK-në dhe gjenezën e kësaj partie.

“Unë i besoj rrënjëve të PDK-së, sepse unë i besoj vlerave të luftës dhe Ushtrisë Clirimtare të Kosovës”.

“UÇK është margaritar i qytetërimit evropian, UÇK ka krijuar mirësi me botën perëndimore me pushkë në dorë, kjo është unike. UÇK ka lëvizur kufijtë në Ballkan, ka shtyrë tutje kufijtë gjeopolitik”, tha Abdullahu duke vazhduar me lëvdata për PDK-në.

“PDK më ka bindur se aty ku ka populizëm e kthen në pragmatizëm. Ku ka frikë e kthen në guxim. Aty ku ka zhgënjim e kthen shpresën. Dhe ku ka përçarje e kthen në unitet”./Insajderi.com

Related Articles

Back to top button
Close
Close