LajmeMaqedoni

Fatmir Toçi fton qytetarët në Panairin e parë të Librit Shqip në Shkup

Presidenti i Shtëpisë Botuese TOENA dhe ish-deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, Fatmir Toçi, ka adresuar një ftesë publike për qytetarët që të vizitojnë Panairin e parë të Librit Shqip në Shkup, i cili do të mbahet nga 4 deri më 7 qershor në Sheshin Skënderbeu.

Në mesazhin e tij, Toçi vlerëson organizimin e këtij panairi si një ngjarje me rëndësi të veçantë për jetën kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se libri mbetet ura më e fortë që lidh njerëzit përmes dijes, kulturës dhe gjuhës.

Panairi i Librit Shqip do të bashkojë botues, autorë dhe dashamirë të librit nga të gjitha trojet shqiptare, duke sjellë para publikut mijëra tituj dhe aktivitete të ndryshme kulturore.

Komuna e Çairit fton qytetarët, studentët, nxënësit, familjet dhe të gjithë dashamirët e leximit që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore dhe të vizitojnë Panairin e parë të Librit Shqip në Shkup.

https://www.facebook.com/share/r/17ciMLHkPH/

Related Articles

Back to top button
Close
Close