LajmeMaqedoniTopLajm

Fatmir Limani edhe zyrtarisht në Lëvizjen Besa

Kushëriri i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe njëri nga veprimtarët e njohur të çështjes kombëtare Fatmir Limani sot së bashku me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një press konferencë kanë zyrtarizuar kalimin e Limanin në Lëvizjen Besa shkruan TOP24.

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha para gazetarëve se i dëshiron mirëseardhje Fatmir Limani dhe bashkëpunëtorëve të tij sidhe paralajmëroi për kalime të tjera brenda javës së ardhshme.

Limani në prononcimin e tij para mediave tha se ka zgjedhur ti bashkohet bllokut opozitar për të ndalur migrimin masiv të të rinjëve, shkatrimin ekonomik që ju bëhet shqiptarëve sidhe të ketë përfaqësim të dinjitetshëm.

“Kam zgjedhur Lëvizjen Besa sepse kam gjetur më shumë fleksibilitet, gjithë jetës jam angazhuar për ditë më të mira për shiqptarët dhe këtë e kemi dëshmuar ndër breza si dhe qëllimi im kurë ska qenë të krijoj përçarje por të unifikohemi për më të  mirën e shqiptarëve. U largova nga partia e dalë nga lufta sepse ajo u transformua në parti të gjelbërt” tha Fatmir Limani.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close