
Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ka uruar sot nxënësit, prindërit dhe mësuesit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Në një mesazh të veçantë, Dehari theksoi rëndësinë e kësaj dite për çdo nxënës dhe familje:
“Dita e parë e shkollës është një moment i veçantë që shënon hyrjen në botën e dijes, edukimit dhe përgjegjësisë. Shkollat tona i presin fëmijët me përkushtim e kujdes, duke ofruar një mjedis të sigurt, motivues dhe të barabartë për zhvillim.”
Ai gjithashtu uroi që kjo ditë të shënojë fillimin e një rrugëtimi të suksesshëm drejt dijes dhe arritjeve të reja për të gjithë nxënësit dhe mësuesit.
“Le të jetë kjo ditë fillimi i një viti të mbushur me dije, suksese dhe përvoja të vlefshme. Ju uroj një fillim të mbarë dhe një vit të suksesshëm shkollor!” – përfundoi Dehari.
Mesazhi i kryetarit të Kërçovës thekson përkushtimin e institucionit lokal për t’u siguruar nxënësve kushte të favorshme për zhvillim dhe arsim cilësor.



