LajmeMaqedoniTopLajm

Faruk Omeri nga Tetova, shqiptari i parë dhe veterani i LSDM-së

Ditën e djeshme u mbajt kongresi i 26-të i LSDM-së, ku kjo parti zgjodhi disa nga organet dhe strukturat partiake.

Duke e ditur se LSDM në hierarkinë e saj ka edhe përfaqësues shqiptarë, në kongresin e djeshëm Zoran Zaev fshiu nga lista Muhamed Zeqirin (Muki-n) dhe në vend të tij për nënkryetarë të partisë u zgjodh Fatmir Bytyqi, zv-kryeministër për çështje ekonomike, në vend të Muhamed Zekirit, ku ky i fundit u zgjodh për anëtarë në bordin ekzekutiv të LSDM-së.

Gjithashtu edhe në Këshillin Qëndror të LSDM-së kemi të zgjedhur anëtarë shqiptarë si: Fatlum Jusufi, Fatmir Bytyqi, Hana Xheladini, Tahir Zununi, Vait Ferati, Faruk Omeri, Egzon Guri dhe Muhamed Zekiri.

Nryshe Faruk Omeri është shqiptari i parë që është reshtu me LSDM-në nga vitet e 90-ta dhe nga atëher ka qenë gjithnjë në poste drejtuese sa her që kjo parti ka qenë në pushtet.

Nga LSDM njoftojnë se në mesin e tyre ka anëtarë nga gjitha komunitetet në vend si: maqedonas, shqiptarë, turqë, boshnjakë, romë, serb, vlleh etj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close