
Vizioni i drejtorit Erzen Elezi për të vazhduar transformimin e rrënjësishëm të spitalit klinik të Tetovës sot plotësohet edhe më një lajm që shumë kush e ka pritur. Renovimi i repartit të pediatrisë në këtë spital tani më ka përfunduar, duke krijuar kushte më të sigurta, moderne dhe dinjitoze për pacientët më të vegjël, shkruan Top24
“Reparti tashmë është i pajisur me aparaturë bashkëkohore për analiza të gjakut, duke mundësuar ekzaminime të shpejta dhe të sakta brenda repartit, duke reduktuar nevojën për lëvizje dhe duke rritur sigurinë gjatë procesit të diagnostikimit dhe trajtimit të fëmijëve. Ky investim është rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit, nën udhëheqjen e drejtorit Erzen Elezi, për rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore” tha drejtori Elezi.



