LajmeMaqedoniTopLajm

Erkan Arifi njofton se do të vazhdojë vendosja e ujit të pastër (FOTO)

Erkan Arifi ka njoftuar se do të vazhdojë vendosja e ujit në fshatin Mateç, njofton Top24.

“Njoftim Publik

Sot u mbajt debati dhe sqarimi publik me banorët e fshatit Mateç në lidhje me projektin e ujësjellësit. Pas diskutimit të hapur dhe konstruktiv, u arrit një marrëveshje unanime që të vazhdohet me realizimin e vendosjes së ujit të pastër për pije nga Ndërmarrja Komunale Publike “Penda” ,Likovë.
Si hap i radhës, njoftojmë të gjithë kryefamiljarët e fshatit se duke filluar nga nesër, përfaqësuesit e familjeve duhet të paraqiten pranë ndërmarrjes për të bërë aplikimin për lidhjen me rrjetin e ujësjellësit. Qëllimi ynë është që, brenda mundësive, furnizimi me ujë të fillojë sa më shpejt nëpër shtëpitë e banorëve të fshatit Mateç.
I falënderojmë sinqerisht të gjithë banorët për mbështetjen dhe mirëkuptimin e treguar gjatë këtij procesi të rëndësishëm për komunitetin tonë. Urojmë që ujin ta shijoni për të mira dhe në shëndet të plotë.
Faleminderit për bashkëpunimin!”, tha Arifi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close