BotaLajme

Erdogan i dhuron kryeministrit pakistanez veturë elektrike “Togg”, që prodhohet në Turqi

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i dhuroi kryeministrit të Pakistanit, Shehbaz Sharif, automjetin elektrik vendas “Togg”, automjet që prodhohet në Turqi.

Erdogan u takua me Sharif në ndërtesën e kryeministrisë në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit ku ndodhet për takime zyrtare.

Presidenti Erdogan i dhuroi kryeministrit Sharif një “Togg” me ngjyrën “Ayder” (metalike e gjelbër).

Dy liderët biseduan për pak kohë në oborrin e ndërtesës së kryeministrisë dhe më pas pozuan para “Togg”-ut.

Erdogan shoqëroi në ulësen e pasagjerit kryeministrin Sharif i cili kaloi në drejtimin e “Togg”-ut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close