
Të mërkurën u transmetua me sukses Galaja e Festës së Fenerëve 2025, e organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), duke sjellë një skenë festive plot gëzim e urime për fat të mirë. Mbi 168 tema ishin në listën “e nxehtë” të kërkimeve në mediet sociale, si “Galaja e Festës së Fenerëve është e mrekullueshme” dhe“Ne Zha e Ao Bing në gala”. Si Festa e parë e Pranverës pas përfshirjes së saj si një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s, nga Galaja e Festës së Pranverës deri në Galanë e Festës së Fenerëve, trashëgimia e thellë dhe shprehja novatore e kulturës kineze jo vetëm që sollën gëzim e ngrohtësi për audiencën brenda dhe jashtë vendit, por gjithashtu u bënë një dritare e rëndësishme për botën për ta kuptuar Kinën.


Të dhënat e shikueshmërisë së Galasë së Festës së Fenerëve 2025 të CMG-së në televizion dhe mediat e reja janë rritur ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar. Sipas statistikave, numri i përgjithshëm i shikuesve të transmetimit të drejtpërdrejtë ndër-medial të Galasë së Festës së Fenerëve ishte 459 milionë, me një rritje prej 30 % krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa ta, numri i shikuesve në televizion arriti në 189 milionë, ndërsa në mediat e reja në 270 milionë, përkatësisht 12 % dhe 47 % më shumë sesa në vitin e kaluar.


Për sa i përket komunikimit jashtë vendit, CGTN-i bëri publicitetin dhe raportimin për Galanë e Festës së Fenerëve të CMG-së në 82 gjuhë, dhe Agjencia e Videolajmeve Ndërkombëtare ua përcolli videot e mrekullueshme të kësaj galaje mediave globale, duke i lejuar audiencës globale të ndiejë atmosferën festive të Festës së Fenerëve të Kinës dhe skenën e bukur të bashkimit familjar.



