
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë një postim dedikues për ditëlindjen e të atit, i cili feston sot 57-vjetorin e lindjes.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Endriti me disa fjali të shkurta por kuptimplote ia uroi ditëlindjen ish-presidentit të Kosovës.
”Krejt jetën nuk numërove vite, por suksese për Kosovën.Ditëlindjen e radhës do ta festojmë bashkë”, ka shkruar Endriti.



