LajmeMaqedoniTopLajm

Ende dalje e ulët në disa vendvotime në Tetovë, më tepër votohet për zgjedhje parlamentare sesa për zgjedhje presidenciale

Votimi në vendvotimet 1950, 1951 dhe 1953 në Tetovë po zhvillohet me rregull, qendrat e votimit janë hapur në kohë, ndërsa dalja është ende e ulët mëngjesin e sotëm. Kryetari i vendvotimit 1950, Isan Emini tha se më tepër ka të interesuar për të votuar për zgjedhje parlamentare sesa presidenciale.

“Ka vetëm pak ndryshime, dmth më pak ka për presidenciale, më shumë për parlamentare”, theksoi Emini.

Related Articles

Back to top button
Close
Close