LajmeMaqedoniTopLajm

Emir Sulejmani: 19 Tetori, Dita e Popullit, Dita e Vendimit!!!

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, në komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani pas shpalljes së datës së zgjedhjeve nga ana e kryparalamentarit Gashi përmes një postimi ka shkruar se data e shpallur e 19 Tetorit do të jetë dita e popullit dhe dita e vendimit, shkruan Top24

“Në 19 Tetor, çdo votë është betim për dinjitet, çdo dorë e ngritur është flamur i shpresës.
Është dita kur populli flet dhe askush s’e mbyt dot zërin e tij.
Është dita kur ne, bashkë, e kthejmë shpresën në fitore.
Hyj në këtë garë jo për karrige, por për bashkimin, dinjitetin dhe ndryshimin e vërtetë!!”, shkruan Sulejmani.
Postimi i plotë i Emir Sulejmanit
19 Tetori, Dita e Popullit, Dita e Vendimit!!!
Dita kur Zhelina do të zgjohet ndryshe.
Dita kur bie hija e padrejtësisë dhe lind drita e së ardhmes.
Jo thjesht një e diel, por dita që do të shkruhet me shkronja të arta në historinë tonë.
Në 19 Tetor, çdo votë është betim për dinjitet, çdo dorë e ngritur është flamur i shpresës.
Është dita kur populli flet dhe askush s’e mbyt dot zërin e tij.
Është dita kur ne, bashkë, e kthejmë shpresën në fitore.
Hyj në këtë garë jo për karrige, por për bashkimin, dinjitetin dhe ndryshimin e vërtetë!!
Dhe me ju, 19 Tetori bëhet Dita e Madhe e Komunës së Zhelinës!

Related Articles

Back to top button
Close
Close