
Ekspertët e BE-së janë kundër financimit të drejtpërdrejtë të mediave nga fushatat qeveritare
Debati i BE-së për emrat ligjorë në sferën mediatike, shumica e debatuesve me një mesazh për Qeverinë që të mos kthehen zgjidhjet dhe modelet e vjetruara që janë braktisur në vendet e BE-së.
Qeveria ka hartuar një ligj që do të kthejë në media reklamat shtetërore, ku pjesa më e madhe e tortës, rreth 75 për qind, do të jetë e destinuar për vetëm 5 televizione nacionale.
Modeli që sot mbrohet nga ekipi i Kovaçevskit në krye me ministrin Azir Aliu, në kohën e Gruevskit u kritikua ashpër nga opozita e atëhershme, e cila sot është në pushtet.
Diskutuesit kërkuan nga Qeveria themelimin e një fondi për pluralizmin mediatik, i cili do t’i mbështesë mediat për përmbajtje cilësore gazetareske të natyrës tjetër.
Disa nga përfaqësuesit e operatorëve të telekomunikacionit folën edhe për mënyrën e financimit të medias, por u fol edhe për të drejtën e autorit, gjatë së cilës u kërkua të bëhen analiza dhe statistika se sa procese gjyqësore me vendime të formës së prerë janë kaluar për temën e piraterisë, sa aktorë të tregut janë dënuar për shkelje të të drejtave të autorit dhe për të zgjidhur dilemën se kush pirateron në vend.
Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, ditë më parë tha se projektligji është ende në proces dhe javën e ardhshme duhet të dërgohet në Kuvend.



