LajmeMaqedoniOpinion

Editorial: Ali Ahmeti, hijerëndi i shqiptarisë!

Ali Ahmeti për arsye të shumta është shndërruar në një figurë unike politike. “Momento” nga latinishtja do të thotë “mos harro mbaje në mendje”. Politika pacifiste e Ali Ahmetit duket e papranueshme për qarqet anti-amerikane e anti-evropiane. Ajo që ka bërë Ali Ahmeti, si aktivist i çështjes kombëtare, në vitin ‘80 është përnjëmend mahnitëse. Është prej atyre pak njerëzve që ka guxuar të flasë dhe ta kundërshtojë suprimimin e autonomisë së Kosovës dhe për shumë çështje tjera për të cilat shqiptarët nuk kishin guxuar të flasin për shkak të represionit dhe aparatit shtetëror Jugosllav, shkruan Indeks.mk

Shumë mbështetës të politikes së tij demokratike e quajnë shqiptari i madhe dhe lider i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ndërsa kundërshtarët e quajnë politikan vizionar, humanist dhe politikan bashkëkohor. Ka më shumë arsye pse shqiptarët nuk kritikojnë Ali Ahmetin. Veprimtaria e tij kombëtare e mbarëkombëtare ka kthyer atë në një politikanë respekti e të paprekshëm!

Ali Ahmeti ka shkuar shumë larg kornizave normale të politikanit dhe se tanimë është kthyer në një figurë politike të dashur e admiruar jo-vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të tjerët…

Pas konfliktit të vitit 2001, udhëheqësja e UÇK-së me ndihmën e Brukselit dhe Uashingtonit e formuan partinë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me në krye kryekomandantin e tyre Ali Ahmeti.

Momenti, nga ku nisi një epokë e re për shqiptarët?

Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut nga një komunitet i përjashtuar skajshmërisht nga sistemi shtetëror arriti të bëhet jo vetëm pjesë e tij, por edhe faktor vendimmarrës. Numri i shqiptarëve në administratë arriti nga zero në disa institucion që sot të kemi 87 % për qind shqiptar të punësuar (psh. Ministria e Sistemit Politik), dukshëm u rritë numri i shqiptarëve të punësuar edhe në polici, ushtri, si dhe institucione tjera që para ardhjes së Ali Ahmetit në politik llogariteshin si “tempuj” të paprekshëm për shqiptarët!

Sot, Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, flamuri i shqiptarëve valëvitet lirshëm kudo, ndryshe nga më parë kur vriteshin, e i burgoseshin shqiptarët vetëm e vetëm pse dëshironin të krenohen me simbolin e tyre kombëtar (rasti i Gostivarit 1997). Të arriturat janë të panumërta, por sot falë, Ali Ahmetit shqiptarët janë qytetarë shtet-formues, njerëz që vendosin për fatin e tyre, ndërsa marrin vendime edhe për të ardhmen e shtetit. Ato sot kanë kryeparlamentarin shqiptar, që është pozicion sipas hierarkisë shtetëror i dyti pas presidentit, kanë zëvendëskryeministrin e parë, ministrin e jashtëm, financave…

Sot, falë Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut po ndërtohet projekti më i madh infrastrukturor që nga pavarësia e këtij vendi, Korridori 8. Një projekt që jep jo vetëm impuls ekonomik, por edhe dimension politik kombëtar e ndërkombëtar.

Lideri i BDI-së, Ali Ahemti është një nga politikanët më të rëndësishëm, pasi që partia të cilën ai e drejton nga 21 vite ekzistencë vetëm se dy ka qenë në opozitë. Andaj edhe rivalët e tij politik pranojnë se BDI ende është partia më e fuqishme në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Ali Ahmeti politikani më i rëndësishëm, i cili ka kredi të larta politike edhe te faktori rajonal e ndërkombëtar për kursin politik pro-evropian e amerikan të vendit, kujdesin dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira ndër-etnikë e ndër-fqinjësore, si dhe respektin e një garantuesi për sigurinë e vendit dhe rajonit.(Indeks.mk)

Related Articles

Back to top button
Close
Close