
ryeministri Edi Rama njoftoi se në samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm, do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Donald Trump. Kryeministri thotë se mbrojtja e samitit do të bëhet me dronë inteligjentë, ndërsa bëri me dije se Shqipëria do të pajiset me mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore.
“Unë mezi pres që të fillojmë të tregojmë edhe disa gjëra të tjera që po fillojnë të prodhohen në Shqipëri, ku, siç e kemi premtuar, mbrojtja e qiellit, në samitin e NATO-s, ku do të jetë edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara, që e dini vetë ju se si mbrohet nga qielli e nga toka e nga Marsi e nga Hëna, do të bëhet me dronë superinteligjentë të prodhuar këtu në Shqipëri, ‘Made in Albania’. Ashtu si kundër tanimë jemi gati, kemi bërë edhe porosinë për mbrojtjen më të sofistikuar kundërajrore, të cilën do ta ketë shumë shpejt edhe Shqipëria”-, tha Rama.



