MaqedoniTopLajm

Edi Rama pret në takim zv.kryeministrin Grubi

Kënaqësi që sot në Tiranë takova kryeministrin shqiptar Edi Rama.

z. Rama më priti me një porosi interesante, ai në një fletë të bardhë kishte shkruar: htpps://census.stat.gov.mk

I nderuar për këtë pritje vëllazërore në kryeministri nga z. Edi Rama me të cilin bashkë diskutuam për marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për kontestin që muajve të fundit është ri aktualizuar mes RMV-së dhe Bullgarisë fqinje, por pa harruar edhe temën e integrimit të vendeve tona në Bashkimin Evropian

Këmbyem mendime edhe rreth Korridorit 8, projekt ky për të cilin z. Rama tha se në Shqipëri është prioritet i Qeverisë pasi që është në të mirën e vendit por dhe të mbarë rajonit. Me këtë rast unë e informova kryeministrin Shqiptar se edhe në Maqedoninë e Veriut po punohet në drejtim që sa më shpejt të përfundoj ndërtimi i këtij korridori.

Me z. Rama diskutuam edhe mbi rëndësinë e procesit të regjistrimit të DIASPORËS ku ai me këtë rast apeloi deri tek diaspora e RMV-së që sa më shumë t’i përgjigjen procesit të regjistrimit, pasi që me këtë veprim ata përmbushin një obligim moral dhe kombëtar.

———————

Задоволство е што денес во Тирана остварив средба со албанскиот премиер Еди Рама.

г. Рама ме пречека со интересна порака, тој имаше напишано на еден бел лист: htpps: //census.stat.gov.mk

Почестен за овој братски прием од страна на г. Еди Рама со кого разговаравме за билатералните односи меѓу Северна Македонија и Албанија, но и за спорот што во последните месеци е реактуализиран меѓу РСМ и Бугарија, но без да заборавиме да поразговараме и на темата за интеграција на нашите земји во Европската Унија.

Разменивме мислења и за Коридорот 8, проект за кој г. Рама рече дека во Албанија тоа е владин приоритет бидејќи е во интерес на земјата, но и на целиот регион. Во оваа прилика го информирав албанскиот премиер дека и во Северна Македонија се работи на што поскоро завршување на изградбата на овој коридор.

Со г. Рама разговаравме и за важноста на процесот на регистрација на ДИАСПОРАТА каде што во оваа прилика г. Рама апелираше до дијаспората на РСМ да одговори што е можно повеќе на процесот на регистрација, бидејќи со оваа акција тие исполнуваат морална и национална обврска.

shkroi Grubi në Facebook .

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close