MaqedoniTopLajm

Takohen Artan Grubi dhe Gramoz Ruçi

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi gjatë ditës së dytë të qëndrimit në Shqipëri, sot ka takuar kryetarin e kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi.

Grubi dhe Ruçi biseduan për ngjarjet aktuale në të dy vendet, si dhe për aktivitetet e parashikuara në periudhën që vijon në rrugën e integrimit Evropian ku konstatuan se duhet të përforcojnë bashkëpunimin në nivel më të lartë.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi theksoi se Shkupi dhe Tirana kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe dhe potencoi se Qeveria e RMV-së sistematikisht angazhohet për politikë të fqinjësisë së mirë dhe për integrimin sa më të shpejtë në BE.

Të dy bashkëbiseduesit janë dakorduar se definimi i saktë i numrit të popullsisë që jeton në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të ndikojë në zgjerimin e aksesit të zhvillimit të rajoneve në mënyrë të barabartë, shërbime më të mira publike, ndarje proporcionale e buxhetit dhe në përfaqësimin më të lartë institucional përfshirë këtu kryeparlamentarin dhe pozitën e zëvendëskryeministrit të parë.

Gjatë takimit u tha se të dy vendet fqinje ndajnë interesa të përbashkët në shumë fusha dhe në këtë drejtim, projektet ekonomike, infrastrukturore dhe energjetike janë me rëndësi të veçantë, siç është ndërtimi i rrugës Qafë Thanë – Elbasan, si pjesë e Korridorit 8, autostrada Elbasan – Dibër, si edhe lidhja hekurudhore ndërmjet dy vendeve, projekte që janë në vijim e sipër.

Nga ana e tij, kryetari i kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi ka theksuar se është e rëndësishme që partitë politike shqiptare në Maqedoni të Veriut të koordinohen dhe të kenë qëndrime të unifikuara për çështjet e përbashkëta të shqiptarëve përfshirë këtu edhe procesin e regjistrimit të popullsisë si një projekt i rëndësisë së madhe për shtetin dhe rajonin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close