
Edhe pas paralajmërimeve nga Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi se nuk do të ketë presion mbi çmimet e ushqimeve bazë, buka edhe sot vazhdon të shitet me qmim më të lartë në disa vende 37 e në të tjerat 38 denarë.
Nuk ka vend për panik te qytetarët, nuk priten goditje çmimesh, deklaroi Ministri i Ekonomisë. Por realiteti flet ndryshe.
Ndryshe prej dje është ndërprerë vendimi për ngrirje të çmimeve të prodhimeve themelore ushqimore ndërsa hyn në fuqi vendimi për caktimin e marzheve më të larta tregtare të çmimeve shitëse të prodhimeve themelore ushqimore në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Vendimi i ri, në të cilin në listën e prodhimeve themelore ushqimore janë shtuar edhe pemët dhe perimet, gruri, vaji i parafinuar i lulediellit dhe kripa, do të vlejë deri më 31 maj të këtij viti.



