
Deklarimi i një Marrëveshje të re Kolektive nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes ka shkaktuar reagimin e Sindikatës së Punonjësve të Kulturës të cilët sjellin në vëmendje se në kulturë zhvillohen negociata në të cilat në mënyrë subtile synohet të futet “ngrirja” e pagave dhe ulja e të drejtave tashmë të fituara nga marrëdhënia e punës. E gjithë kjo nën mbulesën e një Vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i marrë në rrethana që me të drejtë hapin dyshime për presion politik.
“Për t’u përshëndetur është përpjekja e ministrit të Mbrojtjes për përmirësim të vazhdueshëm të të drejtave dhe gjendjes materiale të të punësuarve në sektorin e tij. Fatkeqësisht, krejt tjetër është pamja në kulturë, ku në vend të përmirësimit të të drejtave të punëtorëve, jemi dëshmitarë të një qasjeje që krijon ndjesi degradimi, pasigurie dhe nënvlerësimi të të punësuarve. Dallimi në qasjen ndaj dy sektorëve është më se i dukshëm dhe hap një pyetje serioze për qëndrimin ndaj kulturës dhe ndaj njerëzve që e krijojnë dhe e mbajnë atë. A vlen kultura më pak se mbrojtja”, thuhet në reagim.
Sipas tyre pyetja e vërtetë nuk është nëse kultura është problem, por kush dhe pse e ka bërë kulturën që të bëhet problem. Duke iu referuar ministrit të Kulturës dhe Turizmit, Zoran Luktov. Sindikata reagoi edhe të premten, pas konferencës për punën dyvjeçare të minsitrit, duke i kujtuar skandalin me 800 paditë e punonjësve të kulturës. Pas këtyre deklaratave, Ministria e Kulturës dhe Turizmit reagoi sërish duke i mohuar kategorikisht pretendimet se po kërkon të shfuqizojë Marrëveshjen Kolektive ose se po ushtron ndonjë ndikim në procedurën para Gjykatës Kushtetuese.
“Nevoja, pas konferencës për shtyp të Ministrit të Kulturës dhe Turizmit, për të bërë përpjekje për të kontestuar suksesin e rezultateve të punës së Ministrisë në dy vitet e fundit është e pakuptueshme. Në këtë kontekst, presim që komunikimi publik të bazohet në fakte, dhe jo në spekulime dhe kualifikime politike, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kontribuojmë në një proces negociatash të suksesshëm dhe të përgjegjshëm”, deklaruan nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit.



