LajmeRajonTopLajm

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Osman Selmani shtetas i Kosovës  është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më pas është dërguar në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Familjarët e tij kanë njoftuar se Osman Selmani, i cili aktualisht po mbahet nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte.

Sipas familjarëve ai ka qenë për vizitë në fshatin Tupallë të Medvegjës, që është vendlindja e tij.
Familjarët kanë thënë se ai bashkë më familjen për mbi 50 vjet jetojnë në Prishtinë dhe se Selamni ka shkuar atje për vizitë.

Ata kanë thënë se ai ka qenë për vizitë atje edhe disa herë të tjera, por se këtë herë është arrestuar.

Kanë thënë se për arrestimin e tij i kanë njoftuar edhe autoritetet në Kosovë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close