LajmeRajonTopLajm

Edhe Lorik Cana mbështet kërkesën që lulëkuqja të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

Në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”, kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana, ka mbështetur kërkesën e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

“Mbështes nismën e Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur’ që lulëkuqja me katër petale të shndërrohet në simbol të përkujtimit të viktimave të gjenocidit”, ka shkruar Cana.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” falënderon nga zemra kapitenin Lorik Cana për këtë mbështetje shumë të rëndësishme për ne dhe i është mirënjohës për gjithçka që ka bërë për të afirmuar kombin tonë në botë.

 

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close