LajmeMaqedoniTopLajm

EDHE GJYSMËVJETORI I DYTË DO TË ZHVILLOHET ONLINE

CAROVSKA: KJO ËSHTË MËNYRA MË E SIGURT PËR MOMENTIN

Nxënësit do të vazhdojnë të ndjekin mësimin online edhe në gjysëmvjetorin e dytë. Kështu ka deklaruar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska, duke nënvizuar se kjo është mënyra më e sigurtë për momentin. Qëndrimi do të ndryshojë vetëm në se ka ndonjë ndryshim radikal në gjendjen epidemiologjike.

MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

“ Vlerësojmë se mënyra më e sigurtë është që edhe në gjysëmvjetorin e dytë të vazhdohet siç ka filluar viti mësimorë, me qëllim që të mbajmë vazhdimësi, megjithatë edhe numri I të infektuarve me virus në sistemin arsimorë të mbetet në nivelin që ndodhet. Vlerësoj se edhe mësimdhënësit edhe prindërit edhe nxënësit, u përshtatën me sistemin e ri të mësimit  dhe për këtë arsye jemi në këtë qëndrim. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim radikal në gjendjen epidemiologjike.  ”
Lidhur me konceptin e ri të arsimit fillorë, ku do të ketë integrim të disa lëndëve në një lëndë të vetme, Carovska tha se kjo gjë nuk po ndodh për herë të parë tek ne dhe ky koncept ka dhënë rezultate pozitive në vendet që zbatohet. Thekson se nuk do të mbetet asnjë mësimdhënës pa punë, se do të implementohet në mënyrë graduale në mësimin fillorë dhe do të kyçen të gjitha palët e përfshira që kanë mendim të caktuar. Ajo nënvizoi më tej se këtë koncept të mësimit e përgatisin pedagogë, psikologë dhe mësimdhënës.
MILA CAROVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS
“Kjo nuk është diçka që nuk ndodh në botë dhe ne si shtet për herë të parë e fusim.  Ata që thonë se tërësisht e hedhim poshtë konceptin, nënkupton se në të gjithë vendet e botës ku zbatohet ky concept thonë se kanë arsim jokualitativ. Të mos harrojmë se në vendet ku zbatohet koncept të tillë të mësimit, ata kanë rezultatet më të larta në testimet botërore dhe janë lart në shkallët e dijes dhe produktivitetit të qytetarëve. Ne lëvizim drejt standardeve evropiane dhe botërore. Debati konstruktiv është I mirëseardhur. ”

Ministrja Carovska sot ka realizuar takim online me të gjithë drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme dhe bashkërisht kanë vlerësuar se gjysëmvjetori I parë ka përfunduar me sukses dhe ky model ka dhënë rezultate pozitive. /KlanMacedonia/TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close