MaqedoniTopLajm

East Gate Mall hapet për vizitorë

Mbi 600 brende prej të cilave 40 janë plotësisht të reja mund të gjenden në qendrën e re tregtare “East Gate Mall” në Shkup që sot zyrtarisht u hap për vizitorë.

Qendra Tregtare disponon me një sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 160 mijë metra katrorë prej të cilave rreth 57 mijë metra katrorë është hapësirë për dhënie me qira. Ndër markat e shumta në moll është hapur “Zara” më e madhe në Ballkan në kuadër të së cilës ka edhe  “Zara Home“, si dhe markat globale Reserved, Mohito, Sinsay, Cropp, House, Armani Exchange, Calvin Klein, Kiko Milano, Pandora, Mango, XYZ, Patrizia Pepe, Valentino, Tods, Furla, Neptun Electronics, Dsquared2, Massimo Dutti, De Facto, Madame Coco, Babor Cosmetics, Prenatal, Reserved, Oysho, The Athlete’s Foot, Twinset dhe shumë të tjera.

Qendra Tregtare ndodhet në vendin e ish Panairit të Shkupit dhe është vetëm pesë minuta nga qendra e Shkupit.

Investimi i përgjithshëm i qendrës tregtare është 103 milionë euro. Pritjet se do të ketë rreth 12 milionë vizitorë në vit, ndërsa qiramarrësit do të realizojnë qarkullim neto prej 120 milionë euro. Është paraparë të hapen më shumë se 2500 vende pune para së gjithash në sektorin e tregtisë, por edhe në veprimtaritë e shërbimit dhe ata të cilat janë kompatibile me tregtinë.

“East Gate Malll nga sot për 360 shkallë e ndryshon konceptin për atë që paraqet një qendër tregtare në çdo kohë të vitit dhe me këtë bëhet destinacioni më tërheqës edhe për vizitorët nga fqinjësia”, theksoi drejtori ekzekutiv kryesor i kompanisë “Shkup East Gate”, Igor Davkovi në hapjen zyrtare.

Qendra Tregtare është vetëm një segment i projektit multifunksional “Shkupi East Gate Mall” që parashikon edhe ndërtimin e kompleksit për banim dje të zyrave me një sipërfaqe të përgjithshme bruto të ndërtuar prej mbi 500.000 metër katrorë. Investimi i përgjithshëm vlerësohet më rreth 350 milionë euro.

Investues është grupacioni “Balfin” i cili e ndërtoi edhe “Shkup City Mall” që në vitin 2015 ia shiti kompanisë britanike  “Hystead Limited“. Grupacioni “Balfin” është themeluar në vitin 1993 dhe është aktiv në fushën e patundshmërive, shitjes me pakicë, industrisë minerale, turizmit, energjetikës

Related Articles

Back to top button
Close
Close