
Rruga lokale që lidhë fshatin e Bogovinës me autostradën Tetovë-Gostivarë dhe njëkohësisht është rrugë lidhëse mes Bogovinës dhe Zherovjanit është shëndruar në një rrugë mankthi për vozitësit dhe këmbësorët e kësaj pjese shkruan TOP24.
Kjo rrugë viteve të fundit shfrytëzohet si rruga që të shpie për te tregu i kafshëve dhe si e tillë frekuentohet shumë nga qytetarë nga gjitha vendet e rajonit të pollogut të cilët deri te vendi lartëpërmendur udhëtojnë në këmbë ose shumë më rallë me veturë shkruan TOP24.
Gjatë kryesimit me komunën e Bogovinës nga ana e Albon Xhemailit, komuna ndërtoi një trotuar i cili shërbente për ecjen në këmbë deri te tregu si dhe po ashtu mbronte vozitësit të mos përfundojnë në kanalin përreth.
Kryetari i ri i Bogovinës, Besnik Emshiu ndër aktivitetin e parë të tij si kryettarë filloi me prishjen e këtij trotoari i cili tani është shëndruar në rezik për veturat që kalojnë në këtë pjese si dhe rezik për dëmtime të karoserive dhe gomave përshkak të betonit të mbetur aty.











