LajmeSport

E la në stol për 90 minuta, Inzaghi flet për Asllanin

Interi shënoj fitore në San Siro përballë Lecces me rezultatin 2-0, ku me këtë fitore u ngritën në vendin e dytë të klasifikimit. Por, në këtë ndeshje trajneri Simone Inzaghi nuk i rezervoi asnjë minutë Kristjan Asllanit mesfushorit të kombëtares që “ngrohu” stolin për 90-minuta.

Pas përfundimit të ndeshjes, Inzaghi tha se Asllani duhet të punojë dhe të stërvitet

Asllani më mirë si një mesfushori i hapur edhe në krah, apo si organizator?

“Për mua Asllani është një organizator, mund ta bëj edhe rolin e mesfushorit të spostuar pak në krah. Por, unë e shoh si një organizator të pastër. Në stërvitje alternohet me Brozovic dhe Calhanoglu. Për mua ai duhet të vijojë dhe të punojë siç po bën. Është një lojtar i shkëlqyer që po ecën mirë”, u shpreh Inzaghi.

Kujtojmë se 20-vjeçari nga Elbasani po luan sezonin e parë me Interin pas transferimit nga Empoli teksa është aktivizuar në 12 ndeshje të Serie A me fanellën zikaltër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close