BotaLajme

E bija e djeg të gjallë babain e saj (FOTO)

Është arrestuar kësaj jave një grua që dogji të gjallë babanë e saj, në hakmarrje për vite të abuzimit seksual, njoftonin mediat në Brazil.

Gruaja tha në polici se ishte frymëzuar nga filmi ‘Spit on Your Grave’ (Pështyj mbi varrin tënd), në të cilin një viktimë përdhunimi nis një fushatë hakmarrjeje ndaj përdhunuesve të saj.

41 vjeçarja Claudia Campos Veiga, sipas mediave braziliane ishte viktimë e abuzimit seksual nga i ati Omar dhe e dyshuar kryesore në vrasjen e tij në Embu-Guacu, Sao Paulo, në korrik të këtij viti.

Veiga, e cila u kap pas dy muajsh në arrati, tha në polici se ishte abuzuar nga i ati kur kishte qenë adoleshente, dhe nisi planin e vrasjes së tij pasi pa filmin. Disa ditë para aktit ajo i kishte rrëfyer të vëllait për vendimin.

Gruaja u arrestua në Espirito Santo, më 4 shtator pasi u kishte shpëtuar disa herë autoriteteve, raporton rrjeti vendas R7.

Ish-i dashuri i gruas tha në polici se kishte kërkuar hakmarrje ndaj të atit prej të paktën 30 vjetësh.

65 vjeçari Omar jetonte prej pesë vitesh në një qendër për të pastrehët dhe nganjëherë fëmijët e vizitonin.

E dyshuara e kishte vizituar atë rregullisht kohët e fundit.

Por më 9 korrik, ajo e ftoi të dilnin një shëtitje, gjatë së cilës e lidhi në një pemë dhe i vuri zjarrin.

Cristiano Ruiz, punonjës në qendrën ku banonte Omar, tregon se Veiga e përqafoi të atin kur erdhi “si një bijë e zakonshme që e do babanë e saj”.

Ai shton: “[Omar] nuk fliste, nuk komentonte për të kaluarën. Kur e vizitonte e bija ishte i lumtur.”

Rogério da Silva Leite, vullnetar i qendrës, tregon se Veiga ditën kur erdhi u tha punonjësve: “Kam ardhur nga Amazonat, Manaus, për të përmbushur një mision.”

Leite thotë se më vonë stafi nisi të dyshonte pasi dyshja nuk po kthehej, kur dhe gjetën trupin e djegur të Omar.

Policia braziliane tha se trupi i Omar nuk tregonte shenja rezistence ndaj sulmit.

Veiga vetëm disa vite më parë i kishte rrëfyer familjarëve se ishte abuzuar nga Omar kur ishte adoleshente.

Ajo u dërgua në paraburgim në burgun e grave në Colatina, për vijimin e hetimeve./TCH

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close