BotaLajme

Dy policë gjermanë u qëlluan për vdekje gjatë një kontrolli rutinë

Dy zyrtar policor janë qëlluar për vdekje në Kusel të Gjermanisë gjatë një ndalimi rutinë të trafikut në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Sipas të dhënave fillestare, u bë e ditur se bëhet fjalë për një 29 vjeçar dhe një 24 vjeçare.

“Ata po qëllojnë”, i thanë ata kolegëve të tyre pak para ngjarjes tragjike.

Si rezultat i kësaj, është bërë e ditur se në kërkim janë më shumë se një person të përfshirë në rast.

Gjatë hetimit në vendin e ngjarjes, Policia gjithashtu ka bërë të ditur se nuk është gjetur asgjë në vendin e ngjarjes deri në këto momente.

Të shtënat besohet se ndodhën në një rrugë rurale, Kreissstrasse 22, rreth orës 4:20 të mëngjesit. Rruga u mbyll plotësisht më pas.

“Policia po kërkon intensivisht autorët e arratisur dhe po siguron pistat në vendngjarj. Ndërkaq, nuk dihet se në çfarë drejtimi kanë ikur të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close