LajmeMaqedoniTopLajm

Dy ditë bisedime maratonike ASH nuk heq dorë nga programi i saj, kërkon inkorporim të plotë

Për të dytën ditë me radhë, grupet negociatore të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët zhvillojnë bisedime për zgjedhjet kadrovike të cilat do ta përfaqësojnë partinë e Arben Taravarit në pushtet. Këtë e konfirmojnë edhe nga vetë partia, edhe pse nuk ka të dhëna zyrtare për cilat poste negociohet.

 “Grupet e punës me intensitet të lartë punojnë për mbylljen e të gjitha çështjeve që janë në tavolinë. Ka pajtime, ka përafrime, ka edhe mospajtime për disa çështje, por vazhdojnë negociatat deri në mbylljen e të gjitha temave”, deklaruan nga Aleana për Shqiptarët.

Pasi grupet të arrijnë marrëveshje, pritet takim Kovaçevski – Taravari gjatë ditëve në vazhdim.

Jozyrtarisht, siç ka informuar dhe më herët Alsat, negociatat zhvillohen kryesisht për Ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë. Eventualisht, nëse Alternativa lëshon pushtetin, ASH-ja kërkon plus Ekologjinë ose Ministrinë e Shoqërisë Informatike. Kurse nëse nuk arrijnë ta marrin Shëndetësinë, ASH-ja këmbëngul për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Pozitat e zv/ministrave të cilët janë në tavolinë të negociatave varen nga ministritë që do të marrin, por bisedimet zhvillohen kryesisht për zv/ministrin e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale. Në fokus po ashtu është kërkesa për të menaxhuar me Inspektoratin e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit. ASH-ja kërkon të udhëheqë me dy nga këto institucione: Fondi Pensional, Fondi Shëndetësor ose Mepso si dhe zhvillon negociata për pozitën e zv/drejtorit në Drejtorinë e Doganave ose në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Sipas burimeve jozyrtare, Aleanca për Shqiptarët do të preferonte që Alternativa të mos largohet nga pushteti. Instrumenti kryesor ku partia e Taravarit ka fokusuar bisedimet është gjetja e një mekanizmi për luftë kundër korrupsionit. Deri tani, nuk ka një afat të dhënë qartë nga të dyja palët se kur negociatat duhet të kenë një epilog.

Ajo që mësohet jozyrtarisht është që Krenar Lloga ka kërkuar që veçmas nga pozitat ministrore progami i ASH-së të inkorporohet në programin e qeverisë dhe kështu ASH të ketë rol bashkëqeverisës në qeverinë Kovaçevski.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close